Zgjatet armëpushimi me Iranin, Trump: Ja kur mund të nisë një raund i dytë bisedimesh

Sipas asaj që raporton e përditshmja amerikane “New York Post“, presidenti i SHBA Donald Trump është shprehur se, “është e mundur” që një raund i dytë bisedimesh paqeje me Iranin të nisin deri të premten.
Sipas gazetës, zyrtarët pakistanezë janë shprehur se bisedimet mund të jenë të mundshme brenda “36 deri në 72 orëve” të ardhshme.
Kur “New York Post” ia bëri këtë pyetje, Trump u përgjigj me një mesazh: “Është e mundur! President DJT.”
Kujtojmë se, dje Trump njoftoi se do të zgjaste armëpushimin me Iranin, i cili skandon mbrëmjen e sotme, për t’i dhënë regjimit më shumë kohë për të krijuar një “propozim të unifikuar” për t’i dhënë fund luftës.