E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjatja e mandatit të vettingut, ONM: Mbështesim amendamentin, iniciativë e rëndësishme

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, përfaqësuesi i ONM-së, Maciej Popovski ka deklaruar ditën e sotme se zgjatja e mandatit të vettingut është i rëndësishëm. Ndër të tjera ai ka shtuar gjët fjalës së tij se ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses.

“Në emër të Komisionit Evropian ju them se kjo iniciativë është e rëndësishme. E mbështesim amendamentin për zgjatjen e detyrës së anëtarëve të KPK-së dhe Komisionerëve Publikë. ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses. Kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke patur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar. Puna që është bërë deri tani të mos humbet e të mos fillojë gjithçka nga fillimi. Do të vazhdojë dhe monitorimi nga ONM njëkohësisht. Këta muaj shtesë që parashikojnë do të jetë i mjaftueshëm për të përfunduar çështjet dhe për të përmbyllur më pas këto institucione,” u shpreh Popovski.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›