E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhja e Presidentit të ri, Gjiknuri: Jemi të hapur për propozimet e opozitës

Nga Elbasani, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri foli edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Duke qenë se në muajin Korrik 2022 përfundon mandati i Presidentit Meta, Gjiknuri pranon se PS do të jetë e hapur për të marrë edhe propozimet e Partisë Demokratike.
Lidhur me Komisionin e reformes zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh se janë  të gatshëm të ulen për të adresuar të gjitha çështjet e mbetura apo çështje të tjera që mund të dalin për të përmirësuar legjislacionin zgjedhor.
Pyetjes së gazetarëve se si e komenton deklaratën e ish kryeministrit Sali Berisha për tu rikthyer sërish si kryeministër Gjiknuri thotë se kjo është një luftë e brendshme  e PD  dhe se me Partinë Socialistë ata do të përballen pas 4 vitesh për këtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›