194 studentë konkurojnë në shkollën e magjistraturës
Kane konkuruar 195 studentë të cilët kanë përfunduar juridikun për të hyrë në shkollën e magjistraturës nga ku do të dalin me pelerinën e zezë ose të gjyqtarit ose të prokurorit. Sipas drejtoreshës së shkollës së magjistraturës Marjana Selimi mësohet se konkursi është zhvilluar ditëm e martë në pallatin e kongreseve dhe nga 204 të regjistruar kanë marrë pjesë 195. Konkursi është për 8 vende vakantë për gjyqtar dhe 4 vende për prokurorë. Provimi ka zgjatur rreth 6 orë ku dy orqë konkurentët kanë plotësuar testing e përgjithshëm dhe katër orë të tjera testing professional.
Ndërkohë në ditët që vijojnë këshilli i shkollës së magjistraturës do të përzgjedhi komisionin i përbërë nga pesë persona, i cili do të kontrollojë fletët e provimit të studentëve të cilët kanë përfunduar juridikun dhe kanë konkuruar në shkollën e magjistraturës. Kështu për të gjithë kandidatët që do të jenë gjyqtar dhe prokurorë rezultatet e provimit do të dalin pas një jave.