E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhje 2025/ Çfarë duhet të dini për qarkun e Korçës, nga numri i mandateve tek emrat e kandidatëve

Qarku i Korçës shtrihet në juglindje të Shqipërisë. Ky qark përbëhet nga bashkitë e Korçës, Kolonjës, Devollit, Maliqit, Pustecit dhe Pogradecit.

Në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 në këtë qark u regjistruan 284363, ku ushtruan të drejtën e votës 131198 ose 46.14%. Në zgjedhjet e 11 majit 2025 në këtë qark janë regjistruar 266794.

Ndërkohë që edhe në qarkun e Korçës në këto zgjedhje do të kemi një ndryshim të mandateve krahasuar me zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku prodhoheshin 11 mandate, të cilat u ndanë 6 Partia Socialiste dhe 5 Partia Demokratike.

Në zgjedhjet e 11 majit 2025 në Korçë do të prodhohen 10 mandate.

Vizion Plus do t’iu sjellë në kohë reale 24 orë gjithçka nga zgjedhjet parlamentare të 11 majt, rezultatet live, votat për kandidatët dhe ndarjen  e mandateve përmes platformës së mëposhtme.

GJITHÇKA NGA ZGJEDHJET 2025/ REZULTATE LIVE/ EMRAT E KANDITATËVE

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, për herë të parë në këto zgjedhje ushtrojnë të drejtën e votës edhe qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ata do të votojnë nga vendet ku ata jetojnë me anë të postës.

Në këto zgjedhje janë regjistruar 245935 qytetarë nga diaspora, ku 20,633 ose 8.4% e tyre do të votojnë për Qarkun e Korçës.

LISTA E KANDIDATËVE

PD (ASHM)-LISTA E MBYLLUR 

  1. Ivi Kaso
  2.  Ledina Alolli
  3. Bledjon Nallbati

PD (ASHM)-LISTA E HAPUR 

  1. Enton Çaçani
  2. Gentian Çala
  3. Genti Çela
  4. Kristiano Koçibelli
  5. Fidel Kreka
  6. Andrea Mano
  7. Jorida Mazelliu
  8. Brunilda Prifti
  9. Edmond Spaho
  10. Elsuida Vila

PS-LISTA E MBYLLUR 

  1. Niko Peleshi
  2.  Romina Kuko
  3. Genti Lakollari

PS-LISTA E HAPUR

  1. Bledi Çomo
  2. Gëzim Gora
  3. Arian Jaupllari
  4. Alfons Olldashi
  5. Ilirian Pendavinji
  6. Vinjola Rota
  7. Eridjon Rustemi
  8. Besa Spaho
  9. Vasil Sterjovski
  10. Enslemvera Zake

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›