E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhje ne SHBA fitojne republikanet

Amerikanet votuan dje ne zgjedhjet e mesit te mandatit te cilat mund te ndryshojne raportin e forcave ne Kongres dhe mund te mos e lejojne Presidentin Obama te vere ne jete programin e tij.

Anketat parashikojne qe Partia Republikane te fitoje te pakten te 39 vendet qe u duhen per te marre kontrollin ne Dhomen e Perfaqesuesve si dhe disa vende ne Senat por mund te mos marrin shumicen ne Senat.

Nje numer ligjvenesish veterane te partise se zotit Obama sic eshte udheheqesi i shumices demokrate te Senatit Harry Reid perballen me kandidate te forte te mbeshtetur nga levizja Tea Party te cilet jane per ulje taksash dhe shkurtime ne shpenzimet qeveritare.

Sipas disa analisteve votuesit mendojne se qeveria eshte teper e madhe dhe ekonomia ne gjendje teper te keqe. Ata ia hedhin fajin administrates Obama se u perqendrua me shume se duhej te kujdesi shendetesor. Nje ndryshim i balances ne Kongres mund te kete ndikim edhe ne ceshtjet e politikes se jashtme amerikane.

Presidenti Obama ka thene se do te terheqe forcat nga Afganistani deri nga mesi i vitit te ardhshem nese e lejon situata. Mirepo analistet thone se nese republikanet marrin kontrollin ne Kongres kjo mund te coje ne mbeshtetje me te madhe per luften ne Afganistan dhe mund te krijoje konflikt me planet e demokrateve per terheqjen e trupave nga Afganistani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›