Bie qeveria e Kosoves Thaci rrezon vetveten

Kuvendi e miratoi mocionin e votebesimit dhe lirimin e qeverise. Shumica e grupeve parlamentare ne Parlament qene shprehur se do te votonin pro mocionit te mosbesimit te qeverise Thaci.
Me 66 vota pro nje kunder dhe dy abstenime Kuvendi i Republikes se Kosoves te marten votoi mocionin e mosbesimit duke rrezuar keshtu qeverine e drejtuar nga Hashim Thaci. Per rrezimin e qeverise me qellim te nxjerrjes se vendit nga kriza votuan deputetet e AKR-se LDD-se te pakicave dhe ata te partise qe deri me tani ishte ne pushtet PDK-se. Nderkaq duke e konsideruar si loje te PDK-se nuk votuan deputetet e LDK-se dhe ata te AAK-se.
Ngritja e mocionit te mosbesimit eshte iniciuar nga Partia Aleanca Kosova e Re AKR nderkaq nje strategji e tille per te shkuar ne zgjedhje te jashtezakonshme eshte perkrahur edhe nga vete partia ne pushtet Partia Demokratike e Kosoves.
Kryetari i grupit parlamentar te AKR-se Ibrahim Makolli qe eshte edhe iniciues i mocionit te votebesimit ne Kuvendin e Kosoves tha se vendi aktualisht gjendet ne krizen me te thelle institucionale qe nga viti 2000. Kjo krize sipas tij e ka bazen ne keqqeverisjen nga ish-partneret e koalicionit qe kane vene prioritet interesat e tyre partiake.
Duke ndier pergjegjesine per zhvillimet e fundit grupi i AKR-se i mbeshtetur nga 40 deputete te Kuvendit tha se ka parashtruar mocion mosbesimi ndaj qeverise. Si arsyetim i ngritjes se mocionit te votebesimit merret kriza e shkaktuar pas doreheqjes se Presidentit per shkak te vendimit te Gjykates Kushtetuese per shkelje te Kushtetutes dhe largimit te LDK-se nga qeveria e rrezikon te thellohet me tej.
Nderkaq edhe Kryeministri Hashim Thaci i cili foli para deputeteve tha se ky proces neper te cilin po kalon vendi eshte test tjeter i rendesishem per shtetin. Po perballemi me test te demokracise ne shtetin tone te ri - tha ai duke shtuar se duhet te jene te pergjegjshem dhe duhet perballur me situaten.
Ai tha se vendimi i Kuvendit do te konsolidoje demokracine nderkaq shprehu besimin se Kuvendi do te votoje mocionin per ti hapur rruge krijimit te institucioneve te reja me legjitimitet te ri. Duke vleresuar punen e tij Thaci pohoi se qeveria e Kosoves qytetaret dhe as miqte nderkombetare nuk e deshen nje situate te tille por fatkeqesisht sipas tij kriza u imponua dhe duhet perballur me te. Ai tha se edhe gjate javes ne vijim qeveria do te vazhdoje ti kryeje detyrimet e saj ndersa falenderoi te gjithe ata qe kane treguar mbeshtetje.
Gjate kesaj seance folen edhe perfaqesuesit e grupeve parlamentare ne Kuvend. Me kete rast u konfirmua se edhe grupi parlamentar i PDK-se do te votoje mocionin e votebesimit. Ky grup parlamentar fajesoi LDK-ne si shkaktare te krizes. Megjithese nuk eshte praktike mocioni i votebesimit ne Kosove eshte perkrahur edhe nga vete deputetet e partise qe eshte ne pushtet PDK-se.
Nderkaq Ismet Beqiri nga LDK-ja tha se ngritja e mocionit eshte e drejte kushtetuese por sipas tij LDK nuk pajtohet dhe nuk e pranon arsyetimin dhe permbajtjen e mocionit. Mocionin si te tille - tha Beqiri - LDK nuk e pranon dhe nuk do te marrin pjese ne votim.
Ardian Gjini nga AAK duke ironizuar fjalimin e Thacit tha se nese dikush e permbledh fjalimin qe e mbajti ne Kuvend arrin te nenkuptoje se ka thene Ju lutem shkarkomeni sa i mire jom kon. Sipas tij kjo qeveri duhet te shkoje per shkak te korrupsionit shtypjes se lirise se medies dhe shume arsyeve te tjera. Kjo qeveri nuk ka mbajtur asnje premtim - tha Gjini duke shtuar se pse mocioni nuk eshte kerkuar me heret kur ka pasur mjaft arsye. Gjini tha se nuk mendon se mocioni eshte kerkuar per ta nxjerre vendin nga kriza po per shkak qe zgjedhjet te mbahen ne terr dhe pa Haradinajn. Me kete rast Gjini njoftoi se grupi parlamentar i AAK-se nuk merr pjese ne votim.
Lulezim Zeneli nga LDD-ja tha se per tri vite te kesaj qeverisjeje Kosova nga raportet nderkombetare ka marre vetem vleresime negative. Ai tha se LDD do ta votoje mocionin ne menyre qe kjo qeveri te shkoje sa me pare.
Tensionimi i situates politike ne vend dhe kriza institucionale disajaveshe ka ardhur si rrjedhoje e terheqjes se Lidhjes Demokratike te Kosoves nga koalicioni qeveritar me Partine Demokratike. Megjithese LDK mohon te jete shkaktare e krizes institucionale ish-partneri ne koalicion PDK e akuzon kete parti se eshte shkaktare e krizes ne vend per interesa te ngushta partiake e personale. Koalicioni ndermjet ketyre dy partive eshte vleresuar nga analiste politike si koalicion i panatyrshem nderkaq brenda LDK-se gjithnje ka pasur zera per largimin e LDK-se nga qeveria.
Me renien e qeverise Thaci vendi nuk do ta prese daten 13 shkurt sic ishte percaktuar qe te mbaheshin zgjedhjet e parakohshme mirepo do te organizohen zgjedhjet e jashtezakonshme te cilat duhet te mbahen brenda ketij viti. Me votimin e mocionit te mosbesimit e vetmja procedure mbetet shperndarja e Kuvendit dhe caktimi i dates per zgjedhje. Keto te fundit mbahen me se paku 30 dite e me se shumti 45 dite pas shperndarjes se Kuvendit.
Zgjedhjet me 12 dhjetor
Ushtruesi i detyres se Presidentit te Republikes se Kosoves Jakup Krasniqi duke u bazuar ne kompetencat kushtetuese ka shperbere Parlamentin dhe ka caktuar 12 dhjetorin si date te zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentare.
Ky vendim eshte marre te marten nje ore pasi Kuvendi i Republikes se Kosoves miratoi mocionin e mosbesimit te qeverise se drejtuar nga Kryeministri Hashim Thaci.
Ngritja e mocionit te mosbesimit eshte iniciuar nga Partia Aleanca Kosova e Re AKR nderkaq nje strategji e tille per te shkuar ne zgjedhje te jashtezakonshme eshte perkrahur edhe nga vete partia ne pushtet Partia Demokratike e Kosoves.
Tensionimi i situates politike ne vend dhe kriza institucionale disajaveshe ka ardhur si rrjedhoje e terheqjes se Lidhjes Demokratike te Kosoves nga koalicioni qeveritar me Partine Demokratike. Megjithese LDK mohon te jete shkaktare e krizes institucionale ish partneri ne koalicion PDK e akuzon kete parti se eshte shkaktare e krizes ne vend per interesa te ngushta partiake e personale.