E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhje në Tepelenë/ Procesi vazhdon pa probleme, 12 mijë qytetarë më të drejtë vote

Qendrat e votimit janë hapur dhe procesi i votimit po vazhdon pa problem. Ndodhen 21 qendra votimi dhe tre në rrethe.

Deri tani numri i votuesve është i ulët, kjo për shkak edhe të motit të keq. Në Tepelenë kanë të drejtë vote 12 mijë persona.

Tepelena shkon në zgjedhje pasi kryetari që e ka drejtuar bashkinë që nga viti 2011, socialisti Tërmet Peçi mori mandatin e deputetit.

Gara për zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë me kandidatit të PS Gramos Sako dhe kandidatit të pavarur por të mbështetur nga PD, Gabriel Guma./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›