E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhje te qeta ne Rahovec

Sot ne oren 7 te mengjesit ka filluar votimi per te zgjedhur kryetarin e komunes se Rahovecit ne Kosove.

Rreth 9 mije banore me te drejte vote do te kene mundesi qe te zgjedhin kryetarin e komunes se tyre duke vendosur per nje nga pese kandidatet e subjekteve politike qe vijne nga radhet e LDK-se PDK-se AAK-se LDD-se dhe AKR-se.

Ne oren 7 sipas KQZ-se jane hapur te 34 qendrat e votimit me gjithsej 71 vendvotime.

Deri tani sipas Burim Lezit kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor procesi eshte duke vijuar normalisht dhe pa probleme.

Ndersa nga rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia ne veprim ne disa vendvotime jane shenuar parregullsi qe kane te bejne me votime familjare apo publikime te votes.

Sipas OJQ-se ne nje nga zonat eshte ndaluar per nje ore votimi per shkak te fyrjeve qe kane pasur mes tyre perfaqesuesit e subjekteve politike por me pas situata eshte normalizuar.

Nderkohe KQZ-ja ben te ditur se deri ne oren 1130 kane dale per te votuar 8.21 e votuesve.

Zgjedhjet e sotme shikohen si nje pergatitje e klimes zgjedhore per zgjedhjet e jashtezakonshme per kuvendin e Kosoves qe do te mbahen me 12 dhjetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›