Zgjedhjet 2013 partite politike pro 23 Qershorit

Në përmbushje të kërkesës së Kodit Zgjedhor për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi konsultime me përfaqësues të partive politike parlamentare. Në takimet me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, zotin Astrit Patozi, me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, zotin Gramoz Ruçi, me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zotin Lefter Koka, me Kryetarin e Partisë Republikane, zotin Fatmir Mediu, me Kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim, Unitet, zotin Shpëtim Idrizi si dhe me një përfaqësi të PBDNJ-së, Kreu i Shtetit diskutoi për datën më të përshtatshme të zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Nga informacionet e siguruara nga burime të brendëshme në këto takime, mësohet se të gjithë përfaqësuesit e focave politke parlamentare janë shprehur pro datës 23 qershor e cila është edhe një nga dy data që parashikohet nga kodi zgjedhor përkundrejt datës tjetër 30 qershor. Në njoftimin për mediat të shpërndarë nga presidenca mbi këto takime mësohet se kreu I shtetit Nishani shprehu gatishmërinë e tij për të dëgjuar dhe vlerësuar mendimin dhe sugjerimet e partive politike parlamentare në lidhje me këtë çështje. Të gjithë përfaqësuesit e partive politike vlerësuan ftesën e Presidentit të Republikës për t’u konsultuar me partitë politike parlamentare si një praktikë pozitive të kulturës dhe sjelljes së duhur politike dhe ofruan propozimet e tyre konkrete. Pothuajse të gjitha propozimet e përfaqësuesve të partive parlamentare ishin në përputhje me njëra-tjetrën, çka u vlerësua shumë nga Presidenti i Republikës dhe u konsiderua prej tij si një ndihmesë e rëndësishme në marrjen e vendimit për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Kreu i shtetit tashmë ka afat deri në datën 6 dhjetor për të dekretuar datën e zgjedhjeve të ardhëshme paralmentare. Konkretisht Duke I referuar kodit zgjedhor, aty parashikohen dy periudha për zhvillimin e zgjedhjeve, në mars-qershor dhe në shtator-nëntor. Sipas nenit 8 të ligjit zgjedhor: "Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor, ose nga 15 shtatori deri më 30nëntor". Ndërsa në pikën 1, neni 9 të kodit thuhet se "data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të këtij Kodi dhe në çdo rast jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të Kuvendit".
Kodi Zgjedhor parashikon dy periudha për zhvillimin e zgjedhjeve. Ato janë mars-qershor dhe shtator-nëntor. "Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit, brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor, ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor", thuhet në nenin 8 të Kodit. Ndërsa në pikën 1 të nenit 9 thuhet: "Data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës.
Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të këtij Kodi, dhe në çdo rast, jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të Kuvendit".
Legjislatura aktuale ka nisur më 6 shtator 2009 dhe 6 shtatori 2013 është dita e mbarimit të mandatit të Kuvendit. Në këtë mënyrë, zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në periudhën 15 mars-30 qershor. Duke iu referuar dispozitës, sipas së cilës zgjedhjet zhvillohen në dy të dielat e fundit brenda 30 qershorit, dy variantet e vetme janë 23 qershori dhe 30 qershori. Sipas Kodit, kreu i shtetit duhet ta caktojë datën e zgjedhjeve brenda 6 dhjetorit.
Javën e shkuar Nishani takoi anëtarët e rinjtë të KQZ. Kryeministri e siguroi sekretaren Klinton për vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare që zgjedhjet e vitit 2013 të plotësojnë të gjitha standardet për zgjedhje demokratike”.