E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet 2025, opozita miraton grupet e punës për disa qarqe

Partia Demokratike ka miratuar grupet e punës për qarqet Berat, Elbasan, Lezhë, Kukës, Kavajë-Rrogozhinë.

Enno Bozdo – Berat

Fisnik Qosja – Kavajë-Rrogozhinë

Flamur Hoxha – Kukës

Agron Gjekmarkaj – Lezhë

Tomorr Alizoti – Elbasan

Gjithashtu në mbledhjen e sotme të grupit të PD u vendos zgjedhja e Gent Stazimirit si drejtues politik për degët Krujë e Fushë-Krujës.

Grupi i punës përbëhet nga 36 funksionarë të PD. Kujtojmë se një ditë më parë, PD miratoi ngritjen e një grupi pune për qarkun e Tiranës për zgjedhjet e përgjithshme 2025 nën drejtimin e Belind Këlliçit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›