E Hënë, 2 Nëntor 2026

Homazhet për Arben Tafajn, Berisha: Mirënjohje të thellë për një qytetar dhe qeveritar shembullor të Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në nderim të kreut të shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 63-vjeçare.

Berisha tha se Tafaj ishte një qytetar, prind dhe bashkëshort shembullor. Kreu i PD i shprehu ngushëllimet familjes dhe qytetarëve të Tiranës, të cilët humbën një përfaqësues të shquar.

Arben Tafaj, ish-kandidat për deputet të PD-së, njëherësh kryetar i shoqatës “Tirana” u nda nga jeta ditën e djeshme, pasi u rrëzua aksidentalisht nga një lartësi prej 10 metrash teksa ndodhej në banesën e tij.

Sali Berisha: Erdha të shpreh mirënjohjen më të thellë për Arben Tafajn, një qytetar shembullor i Tiranës, një prind, bashkëshort shembullor. Një qeveritar vendor i ndershëm, i aftë, kompetent.

Një parlamentar i kryeqytetit, i aftë, i ndershëm dhe një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës. Një njeri që i kushtoi jetën e vet, veprimtarinë e tij, mbrojtjes së vlerave të kësaj qytetarie dhe ishte pa diskutim një nga përfaqësuesit më dinjitoz të saj.

I shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia familjes së nderuar Tafaj. Shpreh ngushëllime për të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë humbur një përfaqësues të shquar, për të gjithë miqtë, të afërmit e tij.

Arben Tafaj, ish-kandidat për deputet të PD-së, njëherësh kryetar i shoqatës “Tirana” u nda nga jeta ditën e djeshme, pasi u rrëzua aksidentalisht nga një lartësi prej 10 metrash teksa ndodhej në banesën e tij.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›