E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Alibeaj: Centralizimi i qeverisjes në një grusht njerëzish solli humbjen e PD

Disfata e thellë e PD në 23 qershor nuk ishte pasojë e performancës së qeverisë poR mosfunksionimit të strukturave të kësaj partie. Me këtë përfundim vjen deputeti demokrat i legjislaturës së shkuar, Enkelejd Alibeaj, ndërsa analizoi në RTV Ora News procesin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare . Sipas tij përqëndrimi i pushtetit në duart e pak personave, të cilët treguan papërgjegjshmëri në kapjen e ndjesive të elektoratit demokrat çoi në një dezertim të këtyre të fundit, të cilët u dyndën kryesisht drejt aleatit bashkëqeverisës, LSI.

Është e vërtetë që tani është koha për të bërë një analizë të ftohtë. Analizat tashmë mjund të bëhen për të parë shkaqet dhe dimnsionet. Ajo që ndodhi në 23 qershor ka qenë jo pasojë e performancës së qeverisë por e një mosfunksionimi e strukturave të PD, patëm zhvendosje të lektoratit, dezëtim të mbështetësve të PD. Po ta kapësh tek performanca e qeverisë, ka qenë mëse e kënaqshme marrë parasysh të gjitha pengesat, edhe ato financiare. Faji duhet gjetur tek organizimi I brendshëm I PD. Mënyra si u organizuar jo vetëm atë partiak por dhe qeveriotar u organizuar në decntralizimin apo përqëndrimin në pak duar. Dihet mirë se ku ka qenë pika e gravitacionit, tek ajo pjesë që kishte pushtetin dhe papërgjegjshmëria për të kapur ndjesitë e lektoratit të djathtë” tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›