E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Berisha garanton Uidhers

Kryeministri Berisha ka garantuar ambasadorin amerikan ne Tirane, Uidhers per realizimin e zgjedhjeve parlamentare sipas standardeve. Gjate nje takimi te zhvilluar dje ne ambientet e Kryeministrise, ne prani te zv.ambasadorit Cristina dhe te koordinatorit kombetar per anetaresimin e Shqiperise ne NATO Husi, ka pasur si sfond zyrtar, anetaresimin e Shqiperise ne fillimi te prillit te ketij viti, me te drejta te plota ne Aleance. Ndonese sipas njoftimit zyrtar te Keshillit te Ministrave, i konfirmuar dhe nga ambasada amerikane, eshte diskutuar dhe per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare dhe pergatitja serioze per realizimin e tyre, konform standardeve demokratike. Anetaresimi i Shqiperise ne NATO, ngjarje madhore ne historine e kombit shqiptar, ka qene vleresimi i Berishes dhe Uidhers, teksa kane diskutuar mbi Samitin e NATO-s ne Strasburg, ne datat 3-4 prill 2009, ku Shqiperia pritet te behet anetare e plote e Aleances se Atlantikut te Veriut. Duke e cilesuar anetaresimin e Shqiperise ne NATO, si ngjarja me e madhe ne politiken e jashtme dhe te sigurise se Shqiperise, pas pavaresise se saj, kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit Uidhers mirenjohjen me te thelle, per perkrahjen dhe ndihmen qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qeveria amerikane, ne vecanti ish- Presidenti Bush dhe tashme Presidenti Obama dhe administrata e tij, i dhane Shqiperise per realizimin e ketij projekti madhor kombetar per te gjithe shqiptaret. Ne takim u diskutua gjithashtu mbi procesin e zgjedhjeve te pergjithshme, qe do te zhvillohen ne 28 qershor. Kryeministri e siguroi ambasadorin amerikan se qeveria shqiptare, eshte teresisht e angazhuar dhe po ben cdo perpjekje per te garantuar suksesin e tyre, si zgjedhjet me te mira te realizuara ndonjehere ne Shqiperi, te lira e transparente, konform te gjitha standardeve nderkombetare. Nje takim i tille mes ambasadorit amerikan Uidhers dhe kryeministrit Berisha, ka ardhur ne kulmin e debatit mes opozites dhe mazhorances, ne lidhje me procesin e pajisjet se qytetareve shqiptare me mjetin e identifikimit, kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.

Kryeministri: Mbeshtetje KQZ, qe invalidet te votojne

Kryeministri Berisha deklaroi dje se qeveria ishte e gatshme t'i krijonte te gjithe mbeshtetjen KQZ, ne menyre qe t'i jepej mundesi personave me aftesi te kufizuara, te votojne. Ky premtim i kryeministrit erdhi gjate nje takimi qe ai zhvilloi me Drejtorin Rezident per Evropen, te Institutit Nderkombetar Republikan Amerikan Jan Erik Surotchak dhe perfaqesuesve te Fondacionit Shqiptar per Personat me Aftesi te Kufizuar. Surotchak i paraqiti shkurtimisht projektet qe IRI po zhvillon dhe mbeshtet aktualisht ne Shqiperi, ne fushen e etikes dhe llogaridhenies parlamentare, si dhe ne mbeshtetje te personave me aftesi te kufizuar, vecanerisht ne procesin zgjedhor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›