Qeveria, fond shtese per OST
Qeveria vendosi dje qe Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes, t'i shtoje nje fond prej 392. 2 milione lekesh si transferte, shoqerise me kapital 100 per qind shteteror, Operatorit te Sistemit te Transmetimit. Ne vendimin e marr dje ne Keshillin e Ministrave, theksohet se kjo transferte vjen ne formen e huas per realizimin e projektit "Ndertimi i nenstacionit 110/40 KV, me fuqi 2 x 5.6 MVA, Tuneli i Kalimashit dhe e nje daljeje linje 110 KV, ne nenstacionin ekzistues 110/6 KV, Kalimash". Vendimi percakton se ky fond te perballohet nga fondi i kontigjences, i miratuar ne buxhetin e shtetit te vitit 2009. Ne kete kendveshtrim, ndertimi i rruges Durres-Kukes po ecen me te njejtin interval, ne te gjithe aksesoret.