E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet/ Dyshohet se blinin vota, arrestohen tre persona në Dibër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e sotme në qytetin e Peshkopisë nën akuzën e blerjes së votave.

Paraprakisht mësohet se në prangat e uniformave blu ka rënë një punonjës i IMT Dibër dhe 2 punonjës bashkie.

Ka qenë kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Ismail Uka i cili ka denoncuar se në një pallat në qytetin e Peshkopisë kishin hyrë disa persona për të blerë vota, ndërsa pallati ishte rrethuar nga mbështetës të tij deri në ardhjen e policisë.

Gnithashtu mësohet se policia e Dibrës ka shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›