E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Ivanoviç: Presim përgjigje zyrtare nga UNMIK-u

Sekretari i Ministrisë për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç ka deklaruar se vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë do të merret nga Beogradi pasi UNMIK-u të japë një përgjigje zyrtare. Ai ka thënë se tani është koha për vendime të udhëhequra nga arsyeja dhe jo emocionet.
 

“Sigurisht që insistimi për zgjedhje lokale me çdo çmim mund të sjell deri të ndërprerja e vazhdimësisë së mbajtje së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë të cilat janë mbajtur pa u penguar. Mendoj që në këtë prizëm duket lexuar edhe deklarata e Departamentit Amerikanë të Shtetit, i cili thekson se kjo vazhdimësi nuk është më pak e rëndësishëm se sa zgjedhjet lokale. Një mendim i menduar me tru dhe jo me zemër, pasi ajo që unë shpresojë, vendimin nuk do ta marr Komisioni Republikan Zgjedhor, pasi ai përcakton rregullat teknike, por se vendimi do të jetë politik”, ka thënë Ivanoviç.
 

Ndërkohë, shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif i është përgjigjur të enjten Beogradit se, për shkak të rrethanave në terren, UNMIK-u nuk mund të organizojë zgjedhjet në Kosovë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›