Francë, Merah u vra me snajper

Në këtë mënyrë përfundoi edhe saga 32-orëshe kundër 23-vjeçarit, Mohammed Merah, i cili pretendonte të ishte trajnuar nga Al-Kaeda.
Prokurorët thanë se ai u qëllua në kokë pasi tentoi të arratisej.
Merah kreu tre sulme të ndara duke vrarë shtatë persona. Tre prej viktimave të Merahut ishin ushtarë, një ishte rabin teksa tre të tjerë ishin nxënës të një shkolle hebreje. Ai ka thënë se po hakmerrej për vrasjen e fëmijëve palestinezë dhe për operacionet jashtë vendit të ushtrisë franceze.
Të gjitha sulmet, 23-vjeçari I kishte kryer me të njëjtën armë dhe ishte larguar me të njëjtin motor nga të tria vendkrimet. Që prej mëngjesit të djeshëm forca të shumta policie kishin rrethuar pallatin ku ndodhej vrasësi i dyshuar, por vetëm sot i dhanë fund atij.
/Start/F. P/
2012-03-22 16:46