E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, KQZ përjashton Partinë e Punës

Denoncimi për falsifikim të dokumentit zgjedhor u bë nga Partia Socialiste nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Genc Gjoncaj: U falsifikua akti noterial i listës së firmëtarëve. 

TIRANE- KQZ përjashton nga gara për zgjedhjet e 28 qershorit Partinë e Punës së Shqipërisë së Riorganizuar. Vendimi u mor pas rishqyrtimit të dokumentacionit me arsyetimin se kjo parti ka mashtuar me firmat.

Denoncimi për falsifikim të dokumentit zgjedhor u bë gjatë paradites së djeshme nga Partia Socialiste nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Genc Gjoncaj. Sipas Gjoncajt, kjo parti kishte falsifikuar aktin noterial i cili përmbante një liste prej 10296 firmash, firma këto të cilat mbështesnin këtë parti në garën për zgjedhjet parlamentare.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›