E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura shtetërore, sot provimi i letërsisë

Provimi pritet të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë gjysëm. Nxënësit do të kenë para tezat me 25 pyetje ,13 prej të cilave me alternativë dhe 12 me zhvillim. 

TIRANE- Rreth 40 mijë maturantë japin sot provimin e letersisë, i pari provim i detyrueshëm i maturës shtetërore. Shpërndarja e testeve ka përfunduar tashmë sipas grafikut të caktuar nga ministria e Arsimit në të gjithë vendin. Provimi pritet të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë gjysëm. Nxënësit do të kenë para tezat me 25 pyetje ,13 prej të cilave me alternativë dhe 12 me zhvillim. Ministria e Arsimit në rregulloren përkatëse ka këshilluar nxënësit të jenë në shkollë një ore para dhe të pajisur me dokument identifikimi.Ministria e Arsimit ka përcaktuar gjithashtu listën me administratorët e provimit për secilën shkollë. Si rregull mësuesit do monitorojnë klasat me nxënës që nuk i përkasin shkollës ku japin mësim. Testet pritet të korigjohen brenda dhjetë ditësh në katër qëndra Shkodër,Tiranë, Fier dhe Elbasan. Edhe kete vit pritet që Ministria e Arsimit të publikojë celësin e provimit me përgjigjet e sakta.
(s.g/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›