E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet Krasniqiska kompetenca teshpalle daten

PRISHTINE- Nje dite pasi Zyra Civile Nderkombetare i beri me dije ushtruesit te detyres se presidentit Jakup Krasniqi se ai nuk mund ta shpalle daten e zgjedhjeve per shkak se e ka pranuar mandatin ne menyre te heshtur dhe pa mbeshtetjen e Kuvendit ka reaguar kryeministri i Kosoves Hashim Thaci i cili ka thene se daten e zgjedhjeve do ta shpalle pikerisht Krasniqi.

Mediat kosovare bejne te ditur se Jakup Kransiqi ka marre nje mandat te heshtur nga Fatmir Sejdiu si ushtrues i detyres se presidentit por jo edhe mandatin nga Kuvendi dhe ai mund te mos kete kompetenca qe te ushtroje funksionet e presidentit dhe te shpalle daten e zgjedhjeve si president ne detyre perderisa nuk ka edhe nje mandat nga Kuvendi. Krasniqi do te duhet te shperndaje parlamentin por fillimisht atij do ti duhet edhe nje dispozite kushtetuese qe te thirret ne te.

Nderkohe nenkryetari i AKR-se Ibrahim Makolli eshte shprehur se bartja e detyres se presidentit nuk eshte bere ne menyre te rregullt sepse presidenti ka dhene doreheqje para medieve kryetari i parlamentit menjehere ka filluar ta ushtroje detyren ndersa Kuvendi nuk eshte njoftuar.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›