E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet/ Nis procesi i numërimit për Bashkinë e Beratit

Fillon procesi i numërimit të votave edhe për Bashkinë e Beratit. Vizion Plus mëson se numërimi ka nisur në KZAZ 67, e cila ka 44 kuti.

Për bashkinë e Beratit kanë votuar 19.98%, ose 12.297 nga 61.541 qytetarë me të drejtë vote.

Gara për Beratin është mes kryetarit të komanduar Ervin Ceca që përfaqëson PS-në dhe Pavllo Shkarpës, kandidat i pavarur.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›