E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet PS Dekreti pasi te zgjidhej ngerci

Opozita akuzoi mazhorances se eshte terhequr nga qendrimi i meparshem per hetimin e materialeve zgjedhore dhe kjo sipas saj tregon se nuk ka vullnet per zgjidhjen e ngercit politik qe per selin blu eshte krize e vete shtetit. Nenkryeari i grupit kuvnedor socialist Sajmir Tahiri thote se tashme palet jane akoma edhe larg zgjidhjes e mosmarreveshjeve per trasnparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit dhe kjo rrezikon edhe vete zhvillimin e zgjedhjeve lokale te dekretuara nga presidenti ne 8 maj te vitit te ardheshem...

Kemi pasur dy qasje te ndryshme dhe vazhdojme te kemi qasje te ndryshme per sa kohe maxhoranca ka bere nje terheqje duke shkelur dhe angazhimet e saj ne kuader te negociatave. Nje nder angazhimet ka qene fillojme me hetimin e materialeve zgjedhore dhe pastaj fletet i leme per interpretim. Sot nuk kemi me as kete skenar per sa kohe maxhoranca ka bere nje hap pas duke thene dhe materialet zgjedhore shkojne per interpretim ne Komisionin e Venecias. Mjafton kaq per te kuptuar se kjo maxhorance nuk ka vullnet. Ne keto kushte kriza nuk gjen zgjidhje nuk ka per te gjetur zgjidhje dhe ne keto kushte nuk mund te kete as zgjedhje ne Shqiperi deklaroi Sajmir Tahiri N/kryetar i Grupit Parlamentar te PS.

Socialistet kerkojne nje angazhim me te madh te Presidentit te Republikes sesa dekretimi i zgjedhjeve lokale i cili sipas nenkryetari te grupit kuvendor socialist Sajmir Tahiri nuk ka substance per te zgjidhur situaten ne te cilen ndodhet politika shqiptare...

Dekretimi i zgjedhjeve te Presidentit shtrengon ne kohe. Pra koha fillon dhe ecen mbrapsht. Gjithsesi dekretimi i zgjedhjeve mbetet vetem nje akt formal dhe pa substance per sa kohe zgjedhjet jane seriozisht te kercenuara per te permbushur standardet me te larta te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne Shqiperi vijoi Tahiri.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›