Zgjedhjet, Pack: Qeverisë së re i uroj shumë suksese
Në një intervistë për Deutsche Welle-n, eurodeputetja Doris Pack analizon procesin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe qeverisjen e ardhshme nën drejtimin e të majtëve. Ndërsa vlerëson se vota plebishiptare për Aleancën e majtë është një goditje për politikanët që kanë qeverisur deri tani, Pack thekson se thashmë ata kanë shansin që në muajt dhe vitet e ardhshme të tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë.
Edhe unë pothuajse ndaj të njëjtin mendim me ata që kanë deklaruar, përfaqësuesit e OSBE-së, vëzhguesit ndërkombëtarë, apo shokët e mi si dhe shtypi lidhur me procesin zgjedhor. Ndërsa për rezultatin nuk e di a është një rezultat që mua duhet të më befasojë, pasi Shqipëria nuk më suprizon më. Sigurisht që kjo fitore e arritur nga Aleanca e Majtë është një goditje për politikanët që kanë qeverisur deri tani, por ky është një proces demokratik ku ka fituar shumica e cila tashmë i takon edhe të qeverisë për katër vitet e ardhëshme. Votuesit kanë dhënë votën për ata (të majtët) dhe tani është koha që ata të dëshmojnë se sa janë në gjendje t’u përgjigjen premtimeve të tyre dhe të qeverisin në respekt të votës së zgjedhësve. Pra të shohim në vitet në vijim se sa ata mund të bëjnë më mirë ose jo në qeverisjen e vendit. Tani ata kanë shansin që në muajt dhe vitet e ardhshme të tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Ata më herët kanë premtuar shumë dhe ne jemi në pritje me shpresë se premtimet e tyre do të bëhën realitet tha ajo.