Zgjedhjet Politekniku kunderShtyrja e sezonit shkelje ligji
TIRANE- Vendimi i senatit te Universitetit te Tiranes per shtyrjen e sezonit te provimeve per shkak te zgjedhjeve per drejtuesit e rinj eshte kundershtuar nga universitetet e tjera. Rektori i Universitetit Politeknik te Tiranes Jorgaq Kacani eshte shprehur se nje vendim i tille eshte shkelje e ligjit. Kalendari i vitit akademik miratohet nga Ministria e Arsimit dhe universitet nuk mund te spostojne semestrat dhe te shtyjne sezonet pasi ky eshte nje vendim qe percaktohet qe ne fillim te viti akademik dhe kush e shkel ka shkelur ligjin - ka shpjeguar Jorgaq Kacani i cili ka shtuar se te Politekniku procesi akademik do te zhvillohet normalisht pas asnje sforcim per shkak te zgjedhjeve per drejtuesit. Gjithe aktiviteti i universitetit do te zhvillohet normalisht pervecse nuk do te kete emerime pedagogesh - ka shpjeguar me tej Kacani. Ai ka sqaruar se per tu shpallur fitues i zgjedhjeve ne universitetet si per rektor apo dekan duhet te marresh 33 te totalit te votave ndersa ka shtuar se ai do te kerkoje serish postin e rektorit te ketij universiteti.
sg/shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com