Zgjedhjet SHBA te shqetesuara

Reforma zgjedhore, ndryshimet në Kodin Zgjedhor pas rënies dakord mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, qëllimi final për eleminimin e partive të vogla dhe çfarë përpjekjesh bënte Ilir Meta përfshi synimin final të liderit të LSI-së janë renditur në dokumentin e datës 8 prill 2009.
Raporti i gjatë pasi shtjellon të gjitha lëvizjet politike për reformën zgjedhore mbyllet me një koment përmbledhës të këtyre zhvillimeve ku thuhet:
“I sigurtë se kjo reformë nuk do të mund të eleminojë partinë e tij, Ilir Meta me ambicjen e fortë politike e ka drejtuar atë drejt gjetjes së mundësive për të shfrytëzuar reformën zgjedhore për përfitime të mundëshme”.
Në një tjetër dokument dërguar vetëm 9 ditë përpara ditës së zgjedhjeve shkruhet:
“Gara është shumë e ngushtë. Pavarësisht se PD ka avantazh në para dhe perceptimin e forcës, sondazhet e paraqesin afër barazimit. Ndërsa strategjia e PS-së është të përfitojë nga gabimet e Berishës siç është tragjedia e Gërdecit, skandalet e korrupsionit dhe mbështetja që gëzon e majta për t’ja rritur shanset e fitores”.
“Megjithatë vërehet një plan i PS-së për një bojkot të mundshëm të komisioneve elektotorale që do të çojë në paralizimin e proçesit, në ambasada e kemi bërë të qartë tek PS se një veprim i tillë nuk do të mirëpritet sikurse edhe nga komuniteti ndërkombëtar”.
Të nesërmen e zgjedhjeve të 28 qershorit Ambasada Amerikane ka dërguar një material të detajuar për rezultatet e para. Rezultati i ngushtë shikohet si problematik për mënyrën e qeverisjes.
Hartuesi i raportit ka ngritur këtë shqetësim:
“Një pyetje e madhe për ne (SHBA) është sa efektive do të jetë një mazhorancë e dobët në qeverisje përfshi realizimin e reformave që ne dhe ky vend i ka të nevojshme”.