E Diel, 1 Nëntor 2026

10 fshatrat më të mrekullueshëm të Shqipërisë

TemA e nxehtë e së shtunës

Nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

Në monizëm ulnim kokën, na vinte turp të tregonin që vinim nga fshati. Të gjithë e kishim tmerr dhe kushdo priste me padurim të largohej drejt rrugëve të asfaltuara. Bënim lloj-lloj sakrificash për t’iu larguar menjëhere: martesa të çuditshme, shkollime të sforcuara, punë minerash, kollovarëzime qyteti…Askush nuk ia dinte vlerat fshatit derisa u zengjinuam dhe një ditë në kohët tona moderne u lëshuan me vrap përsëri drejt fshatit. Jo të punojmë në cooperative, por për të gjetur qetësinë e munguar a për të mbjellë e prodhuar prodhime bujqësore bio. Shqipëria, një vend me shumicë popullsie në zonat rurale, pati një eksod të frikshëm gjatë dy dekadave të fundit drejt qytetit e emigrimit. U la si shkretëtitë e harruar natyra dhe asetet e mrekullueshme të fshatit, derisa dikush u kujtua dhe në fillim si snobizëm e më pas si një lloj detyrimi ndaj vetes dhe natyrës, iu vërsulëm fshatit. Kësaj here e kemi seriozisht, nuk i largohemi dot më. Kemi listuar sot 10 fshatrat më perla të vendit me natyrë, tradita, ekosistem, kulinari, infrastrukturë dhe të dëshiruar nga kushdo. U a këshillojmë një blerje shtëpie, ose më e pakta kaloni një fundjavë të këndshme dhe me siguri do të rigjeneroni energjitë e do ti ktheheni më të kthjellët rutinës tuaj të përditshme. Udhëtim të mbarë, por kujdes në destinacionin e fundit! :-) )

1-Bënja e Shqerisë/Përmet

E shtrirë në pjesën juglindore të vendit, afër rrugës nacionale mes qytetit të Përmetit dhe Doganës së 3 Urave, Bënja është një nga fshatrat më të mrekullueshëm të krahinës përmetare. Me shtëpi të vjetra të mirëmbajtura, një kishë ortodokse të shekullit XIVIII-të, gjelbërim vjetor, si dhe pranë llixhave me të njëjtin emër, Bënja ka vite që është kthyer në një destinacion fantastik pushimesh dhe eksplorimesh natyrore. Turizmi lokal ka filluar të investojë modestisht në dhe rreth Bënjës, ku veç banjove në ujërat termale, vizitës në kishë, daljes për gjah, mund të hani&pini lirë dhe pastër në restorantet me kuzhinë fantastike përmetare. Sa për kujtesë lexuesve, në këtë fshat është xhiruar edhe filmi i famshëm me Mato Grudën “Njeriu me top”.

2-Voskopoja/Korçë

Voskopoja, një nga fshatrat më me emër të historisë dhe turizmitvendas, ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës, mbi një pllajë 1160 metra mbi nivelin e detit. Një vendbanim mesjetar i hershëm, që daton prej vitit 1330. Nga manastiri i Shën Prodhomit mbi fshat hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme, nga duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metra. Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë. Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 8 kisha. Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur akademi, bibliotekë, shtypshkronjë, artizanat të zhvilluar e tekstile dhe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje, Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916. Voskopoja ruan vlera të mëdha të artit mesjetar. Sot është një destinacion i domosdoshëm turistik me një infrastrukturë në përmirësim e sipër.

3-Lini/Pogradec

Lini është një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, 22 km nga qyteti i Pogradecit, me një fshat të bukur me të njëjtin emër. Shtëpitë janë të ndërtuara prej guri dhe tulla në anët e rrugicave të ngushta mbuluar me pjergulla. Në jug të Linit, afër Buqezës në liqen, në thellësinë 2-3 m ndodhen disa palafite. Aty është një vendbanim i tipit liqenor, ndërtuar në sipërfaqe të liqenit si ajo e Maliqit në rrethin e Korçës. Ka gojëdhëna që dikur gadishulli i Linit ka qenë nje ishull i bukur, me bimësi të lulëzuar. Tani, mbas 2000 vjetësh turistëtvendase të huaj vijnë në vendin ku qendruan ushtarët e Çesarit. Ata vijne këtu jo vetëm për të parë mozaikët e Linit , por gjithashtu për të vizituar varret monumentale të Selcës, të cilat na impresonojnë me madhështine e tyre. Disa nga mbretërit e rëndësishëm Ilirë janë vendosur këtu. Në Lin ka disa plazhe të këndshëm me ujë të kristaltë, me rërë dhe guralecë të vegjël. Një vend i bukur për piknik është edhe vendi i quajtur “Mulliri i Vjetër”, me burime gurgulluese dhe hije të freskëta pemësh. Këtu ndodhet edhe qendra e rritjes së Koranit, e cila përgatit koranët e vegjël për ti lëshuar më pas në Liqenin e Ohrit.

4-Dragoti/Tepelenë

Dragoti është një fshat në rrethin e Tepelenës. Bën pjesë në komunën Qendër të këtij rrethi. Dragoti, i vendosur në faqen jugore të malit Shëndëlli, i kufizuar nga fshati Beçisht (vendlindja e Ali Pashë Tepelenës) dhe fshati Mezhgoran. Vjosa del nga lugina e Këlcyrës, i mbrojtur nga erërat e ftohta të veriut, karakterizohet nga një mikroklimë e veçantë për zonën përreth, që lejon dhe rritjen e agrumeve. Megjithëse në një pozicion strategjik dhe në një rrugëkalim të rrahur nga udhëtarët e të gjitha kohërave, ai është bërë pak objekt hulumtimi nga studiues të fushave të ndryshme.Malii Golikut, ura e Dragotit dhe aktori e regjisori i shquar hollivudian, Sten Dragoti, janë tri simbole të shquara që e lartësojnë këtë fshat. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragoti u bë vendpushimi i ushtrisë italiane gjatë luftimeve të tyre për pushtimin e Greqisë.

5-Thethi/Shkodër

Thethi është fshati më në veri të luginës së Shalës, në mes të Alpeve, me një bukuri të rallë, në Veri të Shqipërisë. Shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh. Me kalimin e viteve që nga viti 1968 e në vazhdim janë hapur disa qendra të tjera turistike dhe po ndërtohen godina, hotele e shumë objekte të tjera, që prisin vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Evropa për shumë vjet rresht. Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri në 600 vetë dhe në dimër mbi 400 vetë, mesatarisht 1 pushues për 1 banor.

Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit, Parku Kombëtar i Thethit është propozuar që të jetë pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, ku të përfshihen territore edhe nga Kosova dheMalii Zi.Me përjashtim të rrugës që të çon atje, gjithçka është perfekte në Theth.

6-Vuno/Vlorë

Vunoi është një fshat i pozicionuar në jug të qytetit të Vlorës, në bregun e detit Jon, me një pamje mahnitëse. Në veri të Himarës takohemi me fshatin më të parë, Vunonë, ndërtuar në formën e një teatri në këmbët e malit të Çikës. Gjendet paksa larg nga deti, në një lartësi 176 m mbi nivelin e detit dhe karakterizohet nga shtëpitë e gurta të ngritura përmbi rrugicat e shtruara me pllaka të gurta. Vunoi ndahet nga deti me një rafshnaltë mbushur me një ullishte të pafund dhe pemë të tjera frutore, që përbën një pasuri të vërtetë për banorët e tij. Në qendër të fshatit ngrihet këtu e dyqind vjet më parë kisha e Panajasë (Shën Marisë). Gjithashtu, ndodhen dhe kisha të tjera si ajo e Joan Pagëzuesit, Manastiri i Shën Spirdhoni, si dhe kisha e Shën Mëhillit në pjesën lindore të manastirit. Bregu i mre

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›