E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Topi konfirmon: Nuk më ka ardhur ftesë nga PD, nuk bëhem shtojcë

TIRANË- Kreu i FRD-së, Bamir Topi ka mohuar një ftesë për koalicion parazgjedhor nga ana e Partisë Demokratike, ndërkohë që ka konfirmuar se nuk do bëjë aleancë me partitë e vjetra.

Gjatë një takimi me strukturat në qytetin e Korcës, Topi tha se FRD po shqyrton disa alternativa, pas ka ende tre ditë kohë për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore në KQZ.

Topi tha se në emër të integritetit, nuk përjashtohet dalja e vetme në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, pasi sipas tij shumë parti kane humbur identitetin duke u bërë shtojca.

Kryeministri vendit Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së ditën e djeshme deklaroi se ne koalicionin parazgjedhor me PD do te mblidhen të gjitha partitë e spektrit të djathtë.
(e.m.BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›