Zgjedhjet ambasadoret Te shpallet sa me shpejt rezultati

Qytetarët duan dhe meritojnë qartësi rreth rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë. Ky është apeli që kane percjelle tre ambasadorët, Eugen Wollfarth- kreu i prezences se OSBE-se ne Tirane, Aleksander Arvizu- ambasadori amerikan dhe Ettore Sequi i Bashkimit Europian.
“Më shumë se një javë ka kaluar që kur një numër i madh votuesish në Tiranë votuan për postin e kryetarit të bashkisë, më 8 maj.Qytetarët duan dhe meritojnë qartësi rreth rezultatit të zgjedhjeve” shkruajnë ambasadorët në deklaratën e tyre të përbashkët.
Kur rezultati i zgjedhjeve prej disa ditesh ka ngecur në KQZ, ambasadorët i kujtojnë këtij Institucioni se “është thelbësore që rezultatet zyrtare paraprake të hidhen në tabelë me kujdes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të shpallen me shpejtësi.”
Sakaq ambasadoret kane kujtuar se “eshte tejet e rendesishme qe procedurat per zgjidhjen e ankesave te jene te qarta dhe te jene ne perputhje te plote me dispozitat ligjore te Shqiperise perfshire ketu dhe kodin zgjedhor”. Ne mesazhin e tyre ambasadoret kane shtuar se “presin që të dyja palët të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë plotësisht procesin demokratik.
Deklarata e tre ambasadoreve me te rendesishem ne vend vjen nje dite pas takimit qe ata paten me kreun e Komisionit Qendror te zgjedhjeve Arben Ristani dhe nenkryetaren e ketij Institucioni Deshira Subashi.
Julian Kasapi
Azhornuar së fundi ( e martë , 17 maj 2011 )