Shiroke lokali ne flake. Nuk ka viktima

Një lokal në zonën turistike të shirokës është shkrumbuar tërësisht nga flakët. Banorët e zonës mesnatën e mbrëmshme kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe më pas kanë parë flakët e zjarrit. Ndërhyrja në kohë e tyre dhe e shërbimit zjarrfikës ka izoluar flakët që rrezikuan edhe lokalet e tjetra pranë tij.
Fatmirësisht nuk janë shënuar dëme në njerëz ndërsa ato materiale janë në shuma të mëdha. Pronari i lokalit Halit Beqiri ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa policia po heton në dy pista, atë të vënies së një lënde plasëse për shkak të konkurencës pa përjashtuar mundësinë e shpërthimit të një bombule gazi.