E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet “bllokojnë” fluturimet, të dhënat tregojnë ulje të udhëtimeve gjatë periudhës prill – maj

Pas një fillimviti me shifra surprizuese, ku u shënuan më shumë dalje të shqiptarëve jashtë vendit se sa të huaj që kanë ardhur në Shqipëri, muaji Prill dhe Maj duket se ka ngadalësuar ndjeshëm lëvizjen e shqiptarëve.

Kjo situatë lidhet me procesin zgjedhor, i cili historikisht ka sjellë tkurrje të udhëtimeve. Sinjalet që vijnë nga tregu janë që shqiptarët hezitojnë të prenotojnë në këto dy muaj, duke i shtyrë pushimet për në Qershor.

Turoperatorët janë të mendimit se tregu është maturuar dhe se tashmë gjen oferta për çdo lloj buxheti. Është kjo arsyeja pse shqiptarët nuk bëjnë më prej disa vitesh një palë pushime në vit

Tashmë Tirana lidhet thuajse me çdo destinacion europian dhe jo vetëm. Ndaj lëvizjet më të shpeshta janë ato 2-3 ditore brenda Europës.

Që nga koha kur kanë nisur shërbimet e fluturimeve low cost në aeroportin e Tiranës, në treg vërehet shtrirje gjatë gjithë vitit të udhëtimit të shqiptarëve, duke dëshmuar një standard të ri me pushime më shumë se një herë në vit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›