E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, dështon verifikimi elektronik i kartave në Tiranë

kazVerifikimi elektronik i kartave të identitetit ka dështuar edhe në Tiranë.

Sipas KQZ-së, testi i realizuar më 8 qershor për kartat ka konstatuar probleme. Ai rezultoi me probleme dhe pa integritet, teksa janë vërejtur mangësi në elementët e sigurisë. Po ashtu, probleme paraqet edhe ana operacionale dhe funksionale e sistemit.

Në simulimin e parë, në dy qendra votimi në hollin e Pallatit të Kongreseve votuan rreth 44 zgjedhës ndërsa 5 prej tyre nuk ju njoh nga sistemi karta e identitetit, por ata gjithsesi votuan manualisht. Problematika e votuesve që votojnë dy herë ishte sepse ata zbuloheshin vetëm pas 48 orësh, ndërsa përgjigja për këtë problematikë, ishte se nëse një person voton dy herë sistemi dixhital e identifikon dhe menjëherë ai person shkon për ndjekje penale, ku minimalisht dënohet me 5 vite, ndërsa vota e hedhur dy herë do të numërohet dhe do të quhet, thuhet nga KQZ.

Fillimisht dështoi numërimi elektronik në Fier, por pavarësisht kësaj, kompania spanjolle IDRA, e cila ishte angazhuar për këtë proces, është paguar tashmë 2 milionë euro./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›