Zgjedhjet do te mbahen edhe ne Kosove?!
Ceshtje delikate per Republiken e Kosoves si shtetin me te ri ne bote, ka lindur pas dekretimit te zgjedhjeve te parakohshme ne Republiken e Serbise. Ministri per Kosoven, Sllobodan Samarxhic, ka leshuar dje nje deklarate per televizionin "Studio B" te Beogradit, ku ka kujtuar se me 11 maj do te mbahen edhe zgjedhjet per organet lokale te pushtetit ne Kosove, ku i meshoi pretendimit se do te marrin pjese serbet e atjeshem, por edhe ata qe jane zhvendosur ne pjesen qendrore te Serbise dhe ne Mal te Zi. Ministri shtoi se zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore ne Serbi organizohen edhe ne Kosove sipas vendimit te kryetarit te Kuvendit te Serbise, dhe ne baze te qendrimit se Kosova eshte pjese perberese e Serbise.
Ministri Samarxhic, citoi dje Radio-Televizioni Publik i Kosoves, konsideron se tani eshte veshtire te flitet se kush eshte perfaqesues legjitim i serbeve nga Kosova, duke thene se se shpejti do te mbahen zgjedhjet dhe do te merret edhe pergjigja ne kete pyetje. "Ata (serbet) vete do t'i zgjedhin perfaqesuesit e vet me 11 maj", ka thene Samarxhic, duke rikujtuar se zgjedhjet ne Kosove, ne te cilat kane marre pjese me shumice serbet, jane mbajtur qysh ne vitin 2001. "Rasti i pare zgjedhor do te tregoje se kush per ke voton ne Kosove dhe ai ne lokal, ne kuader te komunave, do ta marre pushtetin dhe do te jete bashkebisedues i mirefillte i Beogradit", ka cekur Samarxhic.
Per mbajtjen e zgjedhjeve lokale ne Kosove, Samarxhic ka thene se Qeveria e Serbise duhet te miratoje konkluzionin ku do te saktesohet teknika zgjedhore, sepse nje numer i madh i trupit votues te serbeve te Kosoves gjendet ne Serbine qendrore dhe ne Mal te Zi. Ky zyrtar serb konsideron se teknikisht eshte shume me veshtire te organizohen zgjedhjet per personat e zhvendosur se sa per serbet qe jetojne ne Kosove. Sepse ne Kosove ekzistojne organizatat e serbeve sic eshte Bashkesia e komunave dhe lokaliteteve serbe. Me tej dhe dy keshilla kombetare serbe, keshillat e partive te rendesishme te Serbise, bashkerenduesit e komunave. Perfaqesuesit e shtetit te Serbise, kane kontakte me njerezit e ketyre trupave.