E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon per te vrare, perfundon i plagosur

Xhemil Beharaj

Nje 27-vjecar nga qyteti i Fierit eshte plagosur me thike dy dite me pare, ndersa ka shkuar per te vrare nje banor te fshatit Hoxhare ne rrethin e Fierit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bene te ditur dje se eshte arrestuar ne flagrance Luli Dimo. I riu eshte prangosur ne repartin e kirurgjise se spitalit rajonal te Fierit ku ishte derguar per te mjekuar dy plage thike, nje ne gjoks dhe nje tjeter ne te ndenjura. Sipas burimeve te policise Luli Dimo ka shkuar dje per te vrare nje banor te fshatit Hoxhare, te quajtur Ilir Spahija. Vrasja e mbetur ne tentative mesohet se kishte si motiv nje konflikt te vjeter mes dy personave per motive pronesie per nje cope toke. Ndersa Spahija ishte duke punuar ne are, ka pare nga larg 27-vjecarin e armatosur. Ai ka devijuar rrugen duke i dale pas shpine papritur Dimos. "Dy personat jane perleshur me njeri-tjetrin dhe Ilir Spahija ka plagosur me nje thike qe mbante me vete personin qe mbante ne dore nje automatik tip "Kallashnikov"-bene te ditur burime nga policia vendore. I plagosuri Dimo eshte derguar ne spitalin rajonal te Fierit per te marre ndihmen e pare mjekesore, ndersa per ngjarjen eshte njoftuar policia. Uniformat blu ndaluan mbremjen duke u gdhire dita e djeshme Ilir Spahine. Nga rrefimi i tij policia mesoi se Luli Dimo kishte shkuar me arme ne dore per te vrare Spahine, cka beri qe edhe i plagosuri te ndalohet, ndonese ne shtratin e spitalit. Policia e Fierit beri te ditur se nderhyrja e uniformave blu ka parandaluar nje vrasje te mbetur ne tentative.

Policia: Vrasja ishte e planifikuar

Policia e Fierit tha dje se eshte parandaluar nje vrasje per motive pronesie. Per kete ata kane paraqitur provat e gjetura ne vendngjarje, nje arme zjarri automatik tip "kallashnikov", dy krehra me 22 cope fisheke, nje maske, buke, ushqime dhe uje qe Luli Dimo kishte me vete. Kjo pasi, sipas policise, ai kishte planifikuar te merrte arratine pas krimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›