E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit – KQZ iu jep mandatin deputetëve të qarqeve Berat, Dibër, Shkodër dhe Vlorë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë mandatet për deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit për Qarkun Berat, Dibër, Shkodër dhe Vlorë.

Mandatet e deputetëve të rinj, do të hyjnë në fuqi melegjislaturën e re në Kuvend, në muajin shtator.

Vendimi i KQZ në mbledhjen e kësaj të premte (27 qershor) vjen pas miratimit të tabelave përmbledhëse dhe pas shqyrtimeve të ankimimeve nga subjektet politike, ku KAS vendosi lënien në fuqi të vendimeve të miratuara nga KQZ për rezultatin e zgjedhjeve.

Kësisoj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu dha mandatet deputetëve sipas subjekteve zgjedhore e qarqeve si më poshtë:

Qarku Berat

PD-ASHM 2 MANDATE

Eno Bozdo;

Zija Ismaili.

PS 5 mandate

Ervin Demo;

Enriketa Jaho;

Hysen Buzali;

Fadil Nasufi;

Hatixhe Konomi.

Qarku Dibër

PS 3 mandate

Blendi Klosi;

Alma Selami;

Agron Malaj.

PD-ASHM 2 mandate

Xhelal Mziu;

Denisa  Vata

Qarku Shkodër

PS 4 mandate

Marjana Koçeku;

Onid Bejleri;

Xhenis Çelaj;

Bujar Rexha.

PD-ASHM 5 mandate

Luciano Boci;

Kliti Hoti;

Greta Bardeli;

Ramadan Likaj;

Bardh Spahia.

PSD 2 mandate

Osman Teta;

Bledar Mezini.

Qarku Vlorë

PS 9 mandate

Bledar Çuçi;

Erjona Ismali;

Zamira Simaj;

Pirro Vëngu;

Damian Gjiknuri;

Vullnet Sinaj;

Brunilda Mersini;

Ardit Bido;

Vasil Llajo.

PD-ASHM 3 mandate

Bujar Leskaj;

Vangjel Dule;

Ina Zhupa.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›