Përplasjet në PD, Enri Çeno: Lulzim Basha të kishte guxim të konkurronte me Berishën

A mendoni se është e rrezikshme që një figurë e vetme të personalizohet për një kohë të gjatë me të djathtën? Kësaj pyetjeje iu përgjigj Enri Çeno, sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike gjatë emisionit “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon.
Sipas tij, kushdo që mendon ndryshe duhet të konkurrojë në parti. Ai solli në vëmendje përplasjet në PD në vitin 2021, mes ish-kryetarit Lulzim Basha dhe kryedemokratit Sali Berisha.
“Unë besoj tek vlerat e së djathtës. Le të dalë kushdo që mendon ndryshe dhe të konkurrojë në atë parti. Ndoshta do të kishte qenë mirë që ku ndodhi përplasja në vitin 2021, Lulzim Basha të kishte treguar pak më tepër guxim dhe të fitonte me atë që supozohej se ishte më i forti i PD-së për të marrë dhe drejtimin e demokratëve.”
/rtsh.al/