E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit/ Zelensky uron Ramën: Suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka uruar Partinë Socialiste dhe Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Me anë të një reagimi në rrjetin social “X”, Zelensky faklenderon ramën për mbështetjen e qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte.

Urimi i Zelenskyt:

Urime @ediramaal dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar.

Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte.

Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona.

Gjatë ditës së sotme, Rama ka marrë urime dhe nga homologu i tij spanjoll, Pedros Sanchez, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›