Zgjedhjet e 14 majit/ LZHK dhe Bindja Demokratike nënshkruajnë marrëveshjen: Nëse PD nuk bashkohet, do kemi kandidatët tonë

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi dhe Astrit Patozi nga Bindja Demokratike, kanë nënshkruan një marrëveshje këtë të premtë, ku theksojnë se do të dalin me një kandidat të tyrin nësë opozita do të vijë me më shumë se 1 kandidat në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në një dalje për mediat, Shehu tha se largimi i Edi Rama është qëllimi kryesor dhe se do të dëshironte që opozita të përfaqësohej me 1 kandidat po nëse PD nuk do të bashkohet, detyrohen të dalin me parti të re.
‘Ne jemi të hapur për parti të reja. Ne jemi munduar që të gjejmë një formula bashkëpunimi. Dëshira të largojmë Edi Ramën dhe të kemi një kandidat për ballë kandidatit socialist. Ne s’kemi një pikë përfundimtare. Ne nuk mund të pranojmë më që dy njerëz të drejtojnë Shqipërinë. Nuk pranojmë më marrëveshjen e 2008 mes Berishës dhe Ramës. Ka ardhur dita që Shqipëria të qeveriste ndryshe. Nëse ato nuk bashkohen, ne do kemi kandidatët tonë. Në nuk hyjmë në fushatë të dëmtojmë njeri. Jemi në atë pikë që nëse opozita dërgon 2 ose 3 ne do futemi në garë”, u shpreh Shehu.
/rtsh.al/