E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 23 qershorit, fushata e kandidatëve të djathtë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me banorë të njësisë bashkiake numër 3. Basha tha se vazhdimi i bashkëpunimit me qeverinë, është garanci për suksesin e projekteve të Tiranës moderne, evropiane.

Ndërkaq kryebashkiaku Basha zhvilloi një takim me gra dhe vajza në njësinë bashkiake numër 4.

Kryesuesi i Listës së Partisë Demokratike për qarkun, Arben Imami, zhvilloi një takim me banorët e rajonit numër 6 në Elbasan. Imami u ndal kryesisht te resurset energjetike që ka Elbasani dhe hapja e vendeve të punës.

Imami shoqërohej në takim edhe nga kandidati Luçiano Boçi.

Dega e Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Kryetarit të PS, Edi Rama gjatë takimeve në Vlorë. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e nisi me këmbën e mbrapshtë fushatën e vet në Lumin e Vlorës, duke bërë një autogol të pakorrigjueshëm, thuhet në reagimin e selisë blu.

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Shkodrës, Gjokë Uldedaj, zhvilloi një takim në Vaun e Dejës. Uldedaj u ndal gjatë fjalës së tij te rëndësia e zgjedhjeve dhe vota për PD-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›