Zgjedhjet e 23 qershorit, fushata elektorale e kandidatëve të majtë
Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Ben Blushi në vijim të fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit zhvilloi një takim me banorët e lagjes “Dyli Haxhire.
Blushi diskutoi me banorët rreth premtimeve të Partisë Socialiste për sistemin shëndetësor dhe vendosjen e sistemit të meritokracisë.
Kandidatët e Partisë Socialiste për qarkun e Korçës kanë zgjedhur një menyrë të vecantë për fushatën elektorale.
Ata e nisin ditën në orën 09:00 të mëngjesit duke pirë kafe me qytetarët pranë zyrës elektorale. Sipas kandidates së PS, Zamira Kita, kjo është një mënyrë unike që u krijon mundësinë qytetarëve të shprehin problemet që kanë.
Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka zhvilluar një takim me elektoratin në Fier, ku ka prezantuar kandidatin Roland Mamo.
Milo u shpreh i sigurt për votën që do të marrë në qarkun e Fierit, sepse sipas tij PDS është një forcë politike që i duhet kuvendit të Shqipërisë.