E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 23 qershorit, kandidatët e djathtë vijojnë takimet elektorale

Kandidati i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Ministër i Punës, Spiro Ksera ka zhvilluar një takim me punonjëset e një ndërmarrjeje fasone në qytetin e Përmetit. Gjatë bashkëbisedimit Ksera ka kërkuar mbështetjen e tyre, duke rradhitur arritjet dhe përmirësimet që qeveria demokratike ka krijuar per këto biznese si një prej elementeve kryesore që ndikojnë në rritjen e punësimit.

Gjatë bisedës ai ka ngritur akuza për deputetët socialistë, të cilët sipas tij nuk kanë shkuar asnjëherë në Përmet, megjithëse janë zgjedhur me votat e banorëve të kësaj zone. Në vijim të takimit kandidati Ksera u është përgjigjur shqetësimeve të punonjësve duke premtuar zgjidhje të problemeve të tyre në mandatin e tretë.

Elbasani eshte nje qytet qe ka nje faune shume te pasur me bime medicinale ndaj dhe nxitja e zhvillimit te perpunimit te tyre eshte nje prioritet i qeverise sone eshte shperhur nga Elbasani kandidati i djathte per deputet Luçiano Boçi.

Perpunimi i tyre ne repartet specifike ka rritur ndjeshem punesimin e vajzave te reja dhe grave ne kete qytet, ndaj dhe ne do te rrisim subvecionimet per fermeret qe kultivojne bime medicinal, u shpreh ai.

Akuzave te ngritura nga kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, ne adrese se qeverise nga Vreshtasi i Korces ku u shpreh se ajo e ka harruar kete zone, i eshte kunderpergjigjur kryetari i kesaj komune Festim Ardi. Sipas tij vetëm ne 8 vitet e fundit qeveria ka investuar mbi 4 miliarde leke dhe Rama spekulon ne deklaratat e tij ku thote se qeveria ka lejuar permbytjen e tokave.

Pergjigjen per te gjitha keto deklarata te pabaza Partia Socialiste dhe kryetari i saj do ta marrin ne zgjedhjet e 23 qershorit ka perfunduar Ardi.

Rrethi i Kolonjës do të jetë prioritet i qeverisë demokratike pas 23 Qershorit për sa i përket investimeve që do të vijnë në qarkun e Korçës. Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, kandidati për deputet i qarkut të Korçës, Ritvan Bode në një miting të organizuar në qytetin e Leskovikut. Ai tha se ka zgjedhur të jetë deputet i Kolonjës për të garantuar banorët për këtë fakt.

Bode tha se Edi Rama dhe alternativa e tij është vetëm një mashtrim nga i cili shqiptarët nuk duhet të gënjehen. Sipas Bodes sistemi që Rama propozon do të vrasë vendet e punës, mirëqenien dhe zhvillimin e vendit:

Bode i ka ftuar qytetarët e Leskovikut, të Kolonjës dhe të gjithë Shqipërisë të votojnë Partinë Demokratike më 23 Qershor për të vijuar projektin e madh të zhvillimit të vendit dhe të mos bëhen pre e mashtrimeve elektorale të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, i cili, vijoi Bode, mbajti të bllokuar statusin e vendit kandidat të Shqipërisë, për më tepër se një vit duke penalizuar me bllokim fondesh të gjithë qytetarët, fermerët dhe investitorët që vijnë në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›