E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 23 qershorit, sot sondazhi i parë në Ora News

Ethet e zgjedhjeve kanë përfshirë prej kohësh politikën shqiptare, por së fundi edhe qytetarët. Të gjithë janë në ankthin e asaj që do të sjellë 23 qershori.

Një mandat i tretë qeverisës për mazhorancën aktuale apo një rrotacion politik? Të bombarduar nga premtimet e të dy palëve, të lodhur me hallet e tyre të përditshme qytetarët do të jenë ata që do të japin verdiktin e tyre përmes votës.

Por për të mos pritur deri një ditë pas zgjehdjeve, Ora News sjell të enjten sondazhin e parë. Sondazhi që do të tregojë se cilat janë pritshmëritë mbi votën e shqiptarëve do të publikohet në emisionin Tonight Ilva Tare, në një speciale te zgjeruar mbi gjetjet që janë shënuar nga IPR Marketing, kompani me të cilën ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi presidenti i “Ora News” Ylli Ndroqi.

I pranishëm në studion e Tonight Ilva Tare, do të jetë edhe vetë drejtori i “IPR marketing” Antonio Notto, i cili do të japë shpjegimet e tij të detajuara pëër gjetjen e ketij sondazhi.

Të dhënat që do të publikohen sot në darkë në orën 21.00 do të përbëjnë vetëm sondazhin e parë që do të pasohet nga tre te tjerë, edhe një tjetër gjatë muajit maj,dhe dy te tjeret ne Qershor si dhe nga 4 Exit Poll rajonale dhe një Exit Poll kombëtar në ditën e votimit, në 23 Qershor.

Ky është bashkëpunimi i dyte “Ora News” me IPR Marketing, e cila në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009, ndryshe nga sondazhe të tjera rezultoi më afër të vërtetës dhe rezultatit të shpallur zyrtar, duke u vlerësuar si një sukses i plotë.

IPR Marketing, është një emër i njohur i sondazheve në Italinë fqinje, ku kjo kompani arriti të parashikonte më afër nga të gjithë konkurrentët e tjerë rezultatin surprizë të zgjedhjeve politike, atë të Lëvizjes 5 yjet të Pepe Grillos.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›