E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu takim me student: Zgjidhja e pronës private, çelësi i zhvillimit ekonomik

Kryetari i Partisë Republikane, FatmirMediu, zhvilloi një bashkëbisedim politik me studentët e kryeqytetit.

Të interesuar për zhvillimet politike në vend, të ardhmen politike të Shqipërisë, vizionin e Partisë Republikane për çështjet më shqetësuese në arenën politike, si Brenda ashtu dhe jashtë vendit, studentët i bënë pyetje Mediut, duke shprehur njëkohësisht edhe interesin e tyre për zgjedhjet në prag.

Kryetari i Partisë Republikane, Mediu, pasi u foli të rinjve për arritjet e maxhorancës dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 23 Qershorit, theksoi se spektri i djathtë politik ka nevojë për një reformizëm, i cili duhet të fillojë pikërisht nga rinia dhe energjia që lëshon ajo.

“Asgjë nuk është e rastësishme, nëse ne nuk komunikojmë, nuk jemi aktiv në vendimarrje, nuk arrjmë që të kuptojmë se demokracia është një sistem me kundërshtarë, ku diferencat e ideve përbëjnë vlerën kryesore në zhvillimin e vendit, ne jemi rikthyer në kohën tonë të vjetër” u shpreh Mediu, duke nënvizuar nevojën për dialog dhe mirëkuptim mes të gjithëve faktorëve politik, shembull që mund të vijë më së miri nga rinia e përfshirë në politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›