Zgjedhjet e 25 prillit, 4 modelet e fletës së votimit që diskutohen në KQZ

Në zgjedhjet e 25 prillit, ndryshe nga herët e tjera, shqiptarët do të votojnë me lista gjysmë të hapura, ku veç partisë, ata mund të zgjedhin edhe emrin e kandidatit për deputet që duan. Në katër modelet që po diskutohen, kandidatët për deputetë janë me numra ndërsa në krye të fletës është dhe emri dhe logo e partisë apo koalicionit. Ndërkohë, KQZ pritet të marrë një vendim mbi përzgjedhjen e njërit prej modeleve të paraqitura deri më 25 mars, pasi më 26 nis zyrtarisht fushata politike.