E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 6 marsit, Basha në Dibër: Keni mundësinë ta ktheni bashkinë në shërbimin tuaj!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi këtë të enjte banorë të Dibrës, ku kërkoi votëbesim të kandidatit të PD-së Luan Haka për zgjedhjet e 6 marsit.

“Thirrja që i drejtojmë rinisë dibrane të mos largohet të qëndrojnë të luftojnë, rezistojë të votojë për ndryshimin. Që kjo të ndodhë të hedhium hapat e duhur cdo ditë të shkojmë drejt të ardhmes demokratë e shqiptarë duhet të ecim para cdo ditë, ndaj më 6 mars të nderuar dibranë keni mundësinë ta ktheni bashkinë e Dibrës në shërbimin tuaj e jo të një grupi njerëzish që e kanë marrë peng tash sa vite. Bastin e kanë vënën që te vijojne ta marrin peng me marifete e intriga.” tha Basha.

Basha komentoi e dhe çështje e luftës në Ukrainë. Sipas tij sulmi rus është kërcënim për mbarë botën dhe se do të ndikojë në vendin tonë.

“Ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë. Mund të destabilizojnë dhe rajonin, përmes aleatit që Rusisë, që i kanë lënë shpesh shapkat shpesh në bregun e Drinit. Aleati i tyre që u nda nga bota demokratike dhe refuzoi ta dënonte agresorin. Sot ka një dallim të madh, pasi ka vite që shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë, janë të bekuar me një aleat si SHBA. Çdo sulm kundër Shqipërisë, është sulm ndaj SHBA-v. Ne jemi të mbrojtur në çdo rast. Detyra jonë si PD është që qëndrojmë ashtu siç kemi lindur, partnerë të SHBA-ve. Të tillë kemi lindur dhe do vazhdojmë dhe të tillë do të ecim para me zgjedhjet që do të bëjmë dhe këtë të diel. Kjo situatë e krijuar me sulmin në Ukrainë, do të ndikojë në vendin tonë, siç është çmimi i karburantit. Thirrja ime e drejtuar kësaj qeverie është që të marrë masat e menjëhershme. Të ndalë pagesat korruptive të inceneratorëve, që ishte një aferë e pastër korruptive. Plot 430 mln euro kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve. Çdo duhet t’u kthejë shqiptarëve paratë. Kjo është beteja jonë. Ky është modeli ynë”, tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›