Zgjedhjet e 8 majit dy koalicionet drejt formalizimit
Partia Socialiste dhe aleatet e saj pritet te nenshkruajne neser marreveshjen e bashkepunimit elektoral mes tyre. Kreu i demokristianeve Nard Ndoka deklaroi dje se konsultimet ne pergjithesi jane mbyllur dhe se formalisht marreveshja mund te firmoset te henen per te kaluar mandej ne fushate zgjedhore. Besoj te henen do te formalizohet pasi konsultimet jane permbyllur. shte ndjekur nje menyre qe ka marre parasysh sondimin ne terren te kandidaturave te propozuara per te kaluar mandej ne adoptimin e emrave me perfaqesues. Me rendesi eshte fakti se formula qe do te zbatohet eshte ajo qe Opozita e Bashkuar do te dale kudo me kandidate te perbashket tha Ndoka. Ai ka lene te kuptohet se komunikimi mes aleateve dhe PS ne kete pike pak gjasa ka te perserise incidentet dhe pakenaqesite e se shkuares te cilat kane pershkruar ne fakt te gjitha fushatat elektorale. Informacion thuajse zyrtar eshte fakti se ne qendrat kryesore urbane apo ne qendrat e prefekturave kandidatet do te jene te gjithe njerez te PS-se e cila eshte edhe partia me e madhe brenda opozites. Ajo qe pritet eshte te shihet rregullimi i perfaqesimit ne njesite e dyta te pushtetit vendor ne Shqiperi ne te cilat ne vitin 2007 selia roze pesoi nje humbje te papritur. Kerkesat tona jane marre thuajse te gjitha parasysh dhe mendoj se nuk ka probleme reale qe te mund te ndikojne ne bashkepunimin tone shtoi demokristiani Nard Ndoka. Nderkohe ne te njejten perqasje dhe proces eshte perfshire edhe shumica ne pushtet te dhena per te cilen ka dhene sekretari i pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim Luan Rama. Jemi ne nje proces diskutimi dhe konsultimi shume korrekt ne partneritet te plote dhe gjithashtu ne luajalitet te plote me partneret e tjere te koalicionit ne menyre te vecante me PD-ne...Ne respekt te te gjitha afateve ligjore ne do te shpallim shume shpejt edhe akordin apo marreveshjen qe do te arrijme me PD-ne me te cilen thashe aktualisht jemi ne diskutimin e disa ceshtjeve qe kane te bejne me perputhjen me te mire te emrit me te mire me projektin me te mire dhe me ate cfare ne synojme te arrijme ne keto zgjedhje tha Rama. Keshtu te dyja palet ne gare po shkojne drejt nje marreveshjeje elektorale qe do te duhet te konkretizohet kete jave qe eshte edhe stacioni i fundme kohor per regjistrimin ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ne kete kuader Rama nuk ka munguar te vleresoje te sulmet e PS ndaj KQZ nje manover qe vlen per pas zgjedhjeve qe sipas tij flet per pergatitje paraprake per humbjen e zgjedhjeve. Sulmet e kryetarit aktual te PS-se ndaj KQZ-se jo vetem jane deshmi e faktit qe ai ende nuk e ka kuptuar se pergjegjesite e opozites shfaqen duke qene kontributore pozitive ne kete proces por ceshte me e keqja po pergatit terrenin per te justifikuar humbjen e 8 majit nenvizoi Rama.