Baraj Helm per qytetaret e Shqiperise
Pertej fakteve te kontrabandes nafta virgin rezulton edhe nje ndotese e madhe e mjedisit dhe shendetit publik. Kreu i Partise Socialiste per Tiranen deputeti Besnik Baraj deklaroi dje se hedhja ne qarkullim e kesaj lende ka sjelle pasoja per shendetin e njerezve duke i mveshur keshtu faktit te kontrabandes edhe nje aspekt tjeter kriminal. Pasojat me te renda dhe me kriminale te kesaj kontrabande nuk jane kostot e saj financiare por kosto qe ajo ka per shendetin e shqiptareve. Si pasoje e mosdjegies se plote te 50 mije toneve nafte virgin ne vit clirohen ne ajrin e qyteteve tona shume komponime aromatike organike nje pjese e te cilave permbajne edhe squfur. Kanceri dhe semundjet e rrugeve te frymemarrjes jane vetem disa nga semundjet e rrezikshme e vdekjeprurese qe shkakton kjo ndotje tha Baraj. Ai ka dale me nje shifer dhe perllogaritje konkrete qe faktojne ate cfare fshihet pas milionave te perfitimit te paligjshem pasoja mbi shendetin e qytetareve. Baraj ka vijuar me tej duke nenvizuar faktin se nafta virgin eshte jashte standardit dhe nuk perdoret ne asnje nga vendet e Bashkimit Europian. Kjo nafte eshte thjesht nje gjysmeprodukt eshte nje benzine me permbajtje shume me te larte te squfurit se sa standardet e BE dhe me nje numer te ulet oktani. Ky gjysmeprodukt nuk perdoret ne asnje vend te botes dhe eshte faji i Saliut qe ne tregun shqiptar hidhet nje helm i tille tha ai.