E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Mbështesim kandidatura të pavarura

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, tha se në zgjedhjet e pjesshme lokale, që do të zhvillohen në 6 bashki me datën 9 nëntor, opozita do të mbështesë kandidaturat e pavarura.

Sipas Berishës, ky model është mirëpritur dhe nga aleatët.

“Ne shkojmë në zgjedhje lokale dhe kam kënaqësinë që të informoj se në gjitha zonat ku ato zhvillohen, janë përzgjedhur ose kanë kandiduar kandidatura të pavarura, çka do të thotë se e kanë mirëpritur shumë këtë model të përzgjedhur këtë herë nga PD dhe aleatët e saj”, tha Berisha.

Pa përmendur emra, Berisha u shpreh se “demokratët duhet të bëjnë gjithçka për suksesin e këtyre intelektualëve, këtyre personaliteteve, diku është mjek, arkitekt, artist, biznesmen, historian”.

Sipas tij kandidaturat janë të prurjeve të ndryshme dhe se do të bëjnë çdo gjë për mbështetjen maksimale të tyre dhe suksesin e tyre në fushatë.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 9 nëntor në bashkitë, Tiranë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›