Zgjedhjet e pjesshme më 1 shtator, mbërrijnë materialet zgjedhore në Dardhas
TIRANË- Më 1 shtator ( ditën e dielë) pritet të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në komunat Rrethinat në Qarkun e Shkodrës dhe Dardhas të Qarkut të Korçës.
Pasditen e sotme mbërritën materialet zgjedhore në Komunën Dardhas. Lajmi u konfirmua nga kryetari i KZAZ 73, Nexhmi Tora.
Sipas tij në këtë komunë pritet të votojnë 2700 votues në 6 qendra votimi. Gentjan Pere nga PD dhe Genci Hamollari, LSI janë dy kandidatët që do të përballen me verdiktin e popullit ditën e dielë.
Zgjedhjet e pjesshme, KQZ vendos përdorimin e kamerave
Ora 11:30 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit, për zgjedhjet e pjesshme të 1 shtatorit për kryetar komune, në komunën Rrethinat (qarku Shkodër) dhe në komunën Dardhas (qarku Korçë).
Në kuadër të zhvillimit të dielën të këtij procesi, KQZ ka nxjerrë së fundi një sërë aktesh nënligjore dhe ka përgatitur infrastrukturën përkatëse. Akti i sotëm i propozuar nga administrata zgjedhore, mbështetur në dispozitat e kodit zgjedhor, vendos përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve.
Sipas ekspertëve, kjo praktikë i shërben transparencës dhe i vjen në ndihmë grupeve të numërimit, ndërsa nga ana e ZAZ-ve përkatëse janë marrë masat që ky proces të realizohet konform ligjit.
Në mbledhjen e sotme zyrtarët e KQZ-së shprehën sërish shqetësim, pasi partitë politike ende vazhdojnë të mos propozojnë anëtarë për komisionet e qendrave të votimit.
(m.a/e.m/BalkanWeb)