E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet e pjesshme, nis numërimi në Tepelenë

Ka nisur procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës.

Kutitë e para që po numërohen janë votat e Nivicës, aty ku kishte qendrën e votimit vetë Gramoz Sako, kandidati i PS-së.

Ndërkohë në pritje janë për të nisur së shpejti Progonati dhe Sinanaj.

Në KZAZ e pranishme është edhe drejtuesja e qarkut të PS Mirela Kumbaro, kandidati socialist Sako si dhe përfaqësues të PS vendore.

Sipas të dhënave të KQZ, për Bashkinë e Tepelenës, kanë shprehur interes 34.63% e qytetarëve, ose e thënë ndryshe 2488 nga 7184 zgjedhës në total.

Gara në këtë bashki është mes Gramoz Sakos nga mazhoranca dhe kandidatit të pavarur Gabriel Guma i cili ka marrë mbështetjen e demokratëve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›